“Llafazanëria është punë grash”

31 maj 2024 | 21:11

Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.

Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.

Ati i Shenjtë ka shtuar se meshkujt “mbajnë pantallonat, ndaj duhet t’i thonë gjërat hapur”. Një shprehje kjo që e ka përdorur edhe në të shkuarën.

Në një audiencë në fillim të vitit 2023 me një grup klerikësh, Papa i ftoi ata të sillen si burrat dhe “t’i thonë gjërat në fytyrë“, duke shmangur llafet pas shpine.

Kjo nuk ishte deklarata e vetme e Papës që bëri bujë në meida. Për herë të parë, në takimin e djeshëm me dyer të mbyllura, duke iu përgjigjur një prifti të ri për situatën e dioqezës së Romës, Ati i Shenjtë pranoi se ka korrupsion.

“Ka probleme korrupsioni, pranoi Papa duke iu referuar Vikariatit. “Ajo që ndodh në dioqezë janë problemet e korrupsionit, dhe po e them hapur. Problemet e korrupsionit. Mundohem me peshkopët ndihmës të gjejmë zgjidhje për këtë, ta zgjidhim. Javën e kaluar mora informacion: kjo është problematike. Duhet të ulemi e të flasim për këtë”, ishin fjalët e Papa Françeskut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do zhvillojë një vizitë në…