Nuk përmbahet Ronaldo, qan pasi nuk arriti ta fitonte Kupën e Arabisë

31 maj 2024 | 23:57

Cristiano Ronaldo e ka përjetuar rëndë humbjen në finalen e Kupës së Arabisë.

Skuadra e tij, Al Nassr, u mposht nga Al Hilal, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 6-5 (5-4), pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1.

Sulmuesi portugez u tregua i sakt nga penalltia, por bashkëlojtarët e tij dështuan tre herë, dy prej të cilave i priti portieri kundërshtar, Bono.

Ronaldo pati një sezon fantastik në Arabi, ku u shpall golashenuesi më i mirë në Ligë me 35 gola, duke hyrë edhe në historinë e Ligës Saudite, si golashenuesi më i mirë i të gjitha kohrave brenda një sezoni.

Por pavarësisht asaj, sulmuesi portugez për një vitë e gjysmë sa është pjesë e Al Nassr, endu nuk ka arritur të fitoij asnjë trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi sot Aktgjykimin në…