Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, iu gjeten 3 400 euro false

01 qershor 2024 | 09:13

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi policia gjatë kontrollit ia gjeti 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendimit të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të…