Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg

01 qershor 2024 | 17:23

Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme. Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit. Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht shumë. Nga reshjet e shiut ka rrezik të vërshimeve edhe në pjesë të ndryshme të Stuttgart-it. Kështu duket lumi i ujit Rems në Schorndorf të Baden – Württembergut.

Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli ’74 mbetet në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Drenasi,…