Rusët godasin pozicionet e veta duke menduar se janë të ukrainasve

02 qershor 2024 | 08:40

Trupat ruse sërish ia kanë huq – duke goditur pozicionet e tyre mbrojtëse në Novomykhailivka.

Ata tërë kohën gjuanin duke menduar se po godasin pozicionet ukrainase, por në fund doli se po gjuanin pozicionet e bashkëluftëtarëve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mbetet e paqartë sesa të lënduar apo të vrarë kanë mbetur nga ky sulm i rusëve, që ngatërruan pozicionet e tyre mbrojtëse me ato të ukrainasve.

Kjo nuk është hera e parë që rusët ngatërrojnë pozicionet e tyre me të ukrainasve, apo të bombardojnë territorin e tyre në vend ndonjë qyteti apo fshati ukrainas.

Me dhjetëra raste janë raportuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kur ushtarët e Vladimir Putinit kanë hedhur bomba nga aeroplanët duke qenë të bindur se po bombardojnë Ukrainën – por që në fakt godisnin popullin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mazda, Toyota dhe Subaru do të punojnë së bashku për…