Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për arte, kulturë e inovacion në Rahovec

02 qershor 2024 | 11:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se në Rahovec po zhvillohen me ritëm të shpejtë punimet për ndërtimin e Qendrës për arte, kulturë e inovacion.

“Artistët, të rinjtë, publiku artdashës i qytetit të Rahovecit dhe më gjerë së shpejti do të kenë një hapësirë të dinjitetshme për të krijuar dhe shijuar art e kulturë. Po punojmë me përkushtim për modernizimin e infrastrukturës kulturore në gjithë vendin”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

May be an image of 6 people

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritikat e reja të kryeministrit Albin Kurti për mospunë të…