Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh (foto)

02 qershor 2024 | 13:44

Sot (e diel) është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin.

Njoftimi është bërë nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Siç bën ka njoftuar  BIK-u, sot pritet të niset edhe grupi i dytë, derisa grupet e tjera pritet të udhëtojnë të hënën.

“Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, ka njoftuar BIK-u.

Sipas BIK-ut në mesin e atyre që shkojnë për ta kryer këtë obligim madhor është edhe një besimtar i moshës 13-vjeçare, i cili llogaritet si më i riu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në…