Fatlind Ejupi fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick-Boksit

02 qershor 2024 | 13:52

Fatlind Ejupi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.

Në duelin final, kick boksieri nga Kosova është ballafaquar me boshnjakin Davud Velic, të cili e ka mposhtur me nikaut që në raundin e parë, shkruan “KosovaPress”.

Ndryshe, ekspedita e Kosovës tashmë ka siguruar 17 medalje elitare në këtë kompeticion ku po marrin pjesë tetë shtete ballkanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës Llapi, ka nisur t’i përforcojë radhët e…