Nënshkruhen të gjitha dokumentet, Kylian Mbappe lojtar i Real Madridit

02 qershor 2024 | 14:06

Real Madrid pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe, ku peng ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Francezi ka nënshkruar të gjitha dokumentët dhe në javën e ardhshme do të zyrtarizohet nga skuadra galaktike.

“Kylian Mbappe te Real Madridi, e kryer. Të gjitha dokumentët janë nënshkruar, mbyllur dhe kompletuar”.

“Real Madridi pritet ta njoftojë transferimin në javën e ardhshme pasi e fituan Ligën e Kampionëve”.

“Mbappe e ka marrë vendimin në muajin shkurt, tani mund të konsiderohet lojtar i ri i Real Madridit”, ka shkruar  ndër të tjera gazetari i besueshëm, Fabrizio Romano.

Francezi do të jetë afrimi i parë i Realit në këtë verë, por jo i fundit me skuadrën madrilene që gjithashtu synon transferimin e Alphonso Davies nga Bayern Munichu.

Ndër të tjera, Mbappe do t’i bashkohet si lojtar i lirë, por Reali do t’i jep një bonus transferimi mbi 100 milionë euro, që do ta paguajë brenda pesë viteve, aq sa vlen kontrata e francezit.

Përndryshe, Mbappe do të jetë lojtari më i paguar në skuadër, atë mbi Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
36 mijë e 439 palestinezë janë vrarë dhe 82 mijë…