Ministri Balla përgëzon policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit

02 qershor 2024 | 14:40

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shqipërisë për operacionet e fundit.

Ai ka thënë se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve.

“Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit lidhet ngushtësisht me reagimin në kohë mbi ankesat apo thirrjet për ndihmë të qytetarëve, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve me armë zjarri, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit/shpërndarjes së lëndëve narkotike, etj. Përgëzime Policisë së Shtetit  Durrës, Elbasan, Tiranë e Vlorë dhe Policisë Kufitare në  Kakavije, Muriqan e Qafë Prush, për operacionet  e  fundit”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…