Ambasadori Kiçmari: Kosova dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta me Mikronezinë

02 qershor 2024 | 15:10

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Japonisë në Mikronezi, Nobuo Kagomiya, me të cilin ka biseduar për raportet e shkelqyshme në mes të dy shteteve.

Kiçmari ka thënë se Kosova dhe Japonia ndajnë vlera të përbashkëta edhe me Mikronezinë.

“Gjatë vizitës sime në Pohnpei pata një takim shumë të mirë kortezie me ambasadorin e Japonisë në Shtetet Federale të Mikronezisë, ShT z. Nobuo Kagomiya. Në takim u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes të Republikës së Kosovës dhe Japonisë si dhe për vlerat e përbashkëta që i bashkojnë të dy vendet tona me Mikronezinë”, ka shkruar Kiçmari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon normalisht procesi i votimit në dy komunat e…