Modriqi vazhdon me Realin

02 qershor 2024 | 15:30

Futbollisti i shquar i Real Madridit, Luka Modriq do të vazhdojë të jetë pjesë e “mbretërve” edhe për një vit.

Mesfushori kroat pritet të nënshkruajë kontratën e re me “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme, derisa e mbanë në klub të paktën edhe për një sezon.

Modriq ka bërë me dije se vendimi i tij nuk ka të bëj me shumën e parave, pasi i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite, tregon eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

38-vjeçari mbrëmë ka arritur të fitojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.

Kroati është edhe fitues i Topit të Artë, sukses të cilin e kishte arritur në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,…