Arrestohen dy persona në Tiranë, dyshohet se ushtruan dhunë ndaj grave të tyre

02 qershor 2024 | 16:54

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Policia ka bërë të ditur se njëri i arrestuar është 32-vjeçar, ndërkaq tjetri 39.

“Në pranga ra A.R., 32 vjeç, banues  në Bathore, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”.

“U arrestua A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24…