Borrell: BE nuk ka prova që Kina po furnizon me armë Rusinë

02 qershor 2024 | 17:20

“Bashkimi Evropian nuk ka prova për furnizime kineze me armë në Rusi”. Kështu u shpreh shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell në një forum në Singapor.

“Kina është zotuar të mos furnizojë me armë Rusinë dhe ne nuk kemi prova që kjo po ndodh,” tha ai, duke marrë pyetje nga pjesëmarrësit në forumin e Dialogut Shangri-La.

“Por nuk ka një kufi të qartë midis armëve dhe joarmëve, sepse ka gjëra që mund të jenë me përdorim të dyfishtë,” shtoi Borrell.

Megjithatë, Borrell pretendoi se komponentët e prodhuar në vendet perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Britaninë e Madhe, mund të përdoren në prodhimin e pajisjeve ushtarake ruse.

“Por problemi nuk është vetëm Kina,” shpjegoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga tekniku Xavi konsiderohej si jo në nivelin e duhur,…