Alidema largohet nga Erzeni

02 qershor 2024 | 17:54

Futbollisti kosovar, Festim Aleidema e ka përfunduar aventurën te skuadra shqiptare, KF Erzeni.

Alidema u transferua në kampionatin e Shqipërisë gjatë muajit janar, kur u largua nga Liria.

“Nga sot nuk jam me pjese e KF Erzenit
Faleminderit shum per mundsin e dhene”, ka shkruar Alidema.

Ai në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Llapit, derisa ka pasur eksperiencë edhe në Kroaci, te skuadrat, HRV Dragovoljac dhe Slaven Belupo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, Agim Vatovci nga Vushtrria, i cili ishte…