Osmani për vdekjen e Agim Vatovcit: Pasioni i tij për fuqizimin e personave me nevoja të veçanta, shembull për brezat

02 qershor 2024 | 20:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj ndaj familjes, të afërmëve, kolegëve dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit.

Osmani tha se përkushtimi dhe pasioni i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara”, është shprehur e para e vendit.

“Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat. Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie”.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese…