Mourinho prezantohet te Fenerbahçe

02 qershor 2024 | 22:31

Jose Mourinho është trajneri i ri i Fenerbahçes. Pas largimit nga Roma në janar, trajneri portugez e ka marrë drejtimin e gjigantit turk. E në prezantim rreth 250 mijë persona e kanë ndikuar drejtpërdrejt në kanalin e youtubes.

“Ju premtoj, që nga tani, unë ju përkas juve si familje. Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura dhe kockat e mia. Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Normalisht një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë. Kjo është një përgjegjësi e madhe”, ka deklaruar Jose Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar stërvitjen…