Fronti për Ndryshim shpall fitoren në Bujanoc

03 qershor 2024 | 08:37

Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori Fronti për Ndryshim në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.

Kandidati për kryetar të Bujanocit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi, e ka pranuar humbjen në Bujanoc.

Kurse në Preshevë fitoren e ka shpallur Ardita Sinani.

Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc, ka përfunduar pa ndonjë incident serioz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli…