Vdiq një infermiere në Spitalin e Gjakovës

03 qershor 2024 | 09:05

Nexhla Perolli, infermiere që 43 vjet në Spitalin e Gjakovës, ka vdekur.

Njoftimin e ka bërë vetë Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” në ‘Facebook’. Në njoftim është bërë me dije se varrimi i së ndjerës bëhet në orën 13:00, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermieres sonë Nexhla Perolli. E ndjera punoj 43 vite si Infermierë në reparte të ndryshme në Spital. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Perolli dhe të afërmve të saj”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 13. Gjithmonë do ta kujtojmë kolegen tonë Nexhla Perolli!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, u përfol se është në…