Arbër Pajaziti njofton për fitoren në Bujanoc: Na presin shumë punë

03 qershor 2024 | 11:10

Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit.

Pajaziti ka shkruar në “Facebook” se e presin shumë punë, duke nisur nga krijimi i shumicës qeverisëse.

Postimi i plotë:

Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit

Faleminderime plot 3 371 herë për të gjithë ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë.

Faleminderit për 10 800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje.

Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj.

Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar.

Ju komisionerë, ju ishit heronjtë tanë.

Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falënderime të panumërta.

Falënderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit.

Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt.

S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë.

Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe.

Gjithmonë në shërbimin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka…