Westerlund: E kuptoj shqetësimin për Asociacionin, por referencat me Republikën Srpska janë të padrejta

03 qershor 2024 | 11:25

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se e kupton shqetësimin e Kosovës rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se nuk sheh ndonjë rrezik për funksionimin e shtetit.

Westerlund ka thënë se Suedia, sikurse vendet e tjera të BE-së dhe ShBA-ja, i rekomandon Kosovës që ta themelojë këtë strukturë.

Sipas tij, krahasimi me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë është i padrejtë, sepse konteksti i Kosovës është krejtësisht tjetër, e po ashtu edhe përqindja e pakicave.

“Unë e kuptoj shqetësimin për Asociacionin. Unë jam mjaft i vjetër dhe më kujtohet kur kam marrë pjesë në krijimin e një asociacioni të ngjashëm në Kroaci, kur punoja për Kombet e Bashkuara në vitet 1996 -1998. Patëm ngritur një strukturë të ngjashme për serbët kroatë. Kjo strukturë nuk ka kërcënuar shtetin kroat në çfarëdo mënyre, kështu që unë mendoj se ka histori suksesi”.

“Mendoj se referenca për Republika Srpska në Bosnje është paksa e padrejtë sepse ky është një kontekst krejtësisht tjetër. Pra, unë e respektoj frikën, ose më mirë shqetësimet, por mendoj se kjo mund të bëhet në një mënyrë të qetë. Unë vetëm mund të nënvizoj dhe mbështes shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe SHBA-në duke thënë se ne i rekomandojmë qeverisë të krijojë një asociacion”, ka thënë ambasadori suedez për “EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në…