Ngecin negociatat në mes të Davies dhe Real Madridit, mbrojtësi kanadez gati të rinovojë kontratën me bavarezët

03 qershor 2024 | 11:37

Negociatat në mes të Alphonso Davies dhe Real Madridit duket se kanë ngecur dhe sipas raportimeve të medieve spanjolle pas fitores për herë të 15-të të Champions League, pista për mbrojtësin kanadez është “ftohur” pak.

Në një situatë të tillë, ku interesi i “Los Blancos” për Davies ka rënë, mbrojtësi bën prapa-kthim dhe është gati të rinovojë kontratën me Bayern Munich, bashkëpunimi mes të cilëve skadon më 30 qershor 2025.

Real Madrid tashmë duket se nuk ka nevojë të shpenzojë për Davies, duke qenë se Mendy është rikthyer dhe është në formë shumë të mirë, plus që afrimi i Miguel Gutierrez nga Girona shihet si një investim më i leverdishëm për Florentino Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka dhënë lajmin e mirë për…