Heroi Skender Rexhepi, komandant “Hekuri”, ka vetëm ditëlindje

03 qershor 2024 | 12:39

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot, në ditëlindjen e tij të 59-të, në fshatin Mrasor, ka vizituar Shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri.

Latifi ka thënë se komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

“Skënderi do të mbetet një prej shembujve më frymëzues për atdhedashuri, sepse i shërbeu atdheut dhe ia fali jetën e tij, pas një veprimtarie të gjatë e të bujshme të angazhimit për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Kjo shtëpi-muze pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme. Prandaj, ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë dhe t’i restaurojmë shtëpitë si kjo, me qëllim të ruajtjes së vlerave të UÇK-së dhe të vlerave tona kombëtare. Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 30 maji deri më 2 qershor, në Danimarkë është…