Obërtinca, pjesëmarrës në Konventën e Mini Basketbollit në Danimarkë

03 qershor 2024 | 12:36

Nga 30 maji deri më 2 qershor, në Danimarkë është mbajtur Konventa e Mini Basketbollit, ku pjesëmarrës ka qenë Koordinatori i Përfaqësueseve të Reja të Kosovës, Driton Obërtinca.

Konventa është organizuar nga FIBA në mbështetje të Federatës Daneze të Basketbollit dhe Fondacionit FIBA.

Në këtë Konventë vjetore kanë marrë pjesë rreth 70 delegatë, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës është përfaqësuar nga Obërtinca.

Ai është shprehur i lumtur që ishte pjesëmarrës në këtë Konventë dhe që këtë përvojë do të mundohet ta zbatojë në Kosovë.

Qëllimi i Konventës së Mini Basketbollit të FIBA-s është të edukojë mbi rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies te fëmijët, e po ashtu të sigurojë mjete për t’i mbajtur fëmijët aktivë përmes aktiviteteve themelore argëtuese të moshës 5-12 vjeç.

Pjesëmarrësit kanë pasur sesione teorike e praktike, derisa kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvoja me vendet e ndryshme.

Për më tepër, programi i këtij viti përfshin edicionin e dytë të Kursit të Trajnimit të Mini Basketbollit FIBA Europe (FEMBCC) me pjesëmarrjen e 51 trajnerëve nga 29 vende dhe me një numër rekord të femrave.

Në këtë edicion të Mini Basketbollit, pjesëmarrësit kanë vizituar ‘Festivalin Veror 3×3 të Kopenhagës’ të Fondacionit të Basketbollit për Fëmijë, të mbajtur në Frederiksberg më 1 dhe 2 qershor, ku ka qenë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak.

Që nga viti 2018, Konventa e Mini Basketbollit të FIBA-s është mbajtur në vende si Portugali, Spanjë, Australi e Maroku, duke arritur në 8500 fëmijë dhe 960 delegatë nga 150 federata kombëtare.

Mini Basketbolli është duke shënuar rritje të jashtëzakonshme dhe FIBA Europe e ka cilësuar se Federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala,…