Gjilani konfirmon largimin e trajnerit Mezani

03 qershor 2024 | 13:09

Sport Club Gjilani ka njoftuar se marrëveshja e bashkëpunimit me Gentjan Mezanin si shef i shtabit teknik ka përfunduar.

Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn dhe Leutrim Arifin.

“Vlerësojmë lartë gatishmërinë në radhë të parë dhe më pas gjithë kontributin e trajnerit Mezani të dhënë gjatë edicionit 2023/24. Po ashtu komunikojmë përfundimin e bashkëpunimit edhe me anëtarët e tjerë të stafit teknik, Enver Sermaxhajn, instruktorin e portierëve, si dhe Leutrim Arifin, asistent. Njëherit u urojmë shumë fat dhe suksese në karrierën e te tyre sportive, duke ua rikujtuar që dyert e klubit do të mbeten gjithmonë të hapura për ta”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e…