Hysaj, afër divorcit me Lazion

03 qershor 2024 | 13:23

Mediat italiane shprehen të sigurta se Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në verë. Anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e klubit, me Lazion që po punon për të gjetur një anësor të ri, objektivi i tyre kryesor është Patrick Dorgu i Lecces.

Në fakt, që pas largimit të Sarrit, Hysaj shihej nga mediat si i sakrifikuari i parë. Për momentin nuk është e qartë se ku pritet të vijojë karrierën. Diskutimi mbi të ardhmen e tij pritet të spostohet pas “Euro 2024”, ashtu si për të gjithë legjionarët kuqezi që do të jenë në qendër të vëmendjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DEMOS ka…