2 mijë euro pagë nga qeveria për analistin Gazmir Raci

03 qershor 2024 | 13:38

Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, ka konfirmuar se analisti i njohur pro-qeveritar, Gazmir Raci, do të paguhet 2 mijë euro në një projekt, që kjo ministri ka thënë se financohet nga Bashkimi Evropian.

Gazeta Insajderi”, ka raportuar se Raci është përzgjedhur në pozitën “Zyrtar i Antenës për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi- Kosovë në kuadër të IPA III (2021 – 2027)”.

“Paga bruto për këtë pozitë sipas kontratës për Asistencë Teknike IPA III/2024/455-567 të dakorduar nga strukturat operative dhe miratuar nga delegacioni i BE-së në Kosovë është 2 000 euro bruto. Pagat për stafin e jashtëm si dhe të gjitha shpenzimet që lidhen me zbatimin e programit mbulohen vetëm nga fondet e BE-së”, i kanë thënë “Insajderit” nga MAPL-ja.

Sipas MAPL-së, konkursi ishte hapur më 3 prill 2024 dhe Raci ishte kandidati i vetëm.

Në ditën kur kryeministri Albin Kurti kishte shkuar për takim në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin për atë që njihet si “Marrëveshja e Brukselit”, Raci do të bëhej viral për mbështetjen interesante që do t’ia jepte Kurtit.

“Stay strong brother” do të shkruante Raci dhe do ta ilustronte përkrahjen me një zemër në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja kosovare Loredana Zefi po ë shijon romancën me futbollistin…