Roza Lati e thotë troç: Meritoni kishte trupin më të bukur, Fationi…

03 qershor 2024 | 13:49

Eftuara e radhës e Ronaldo Sharkës në “Mos i bjer me Top” tek “E Diell”, ishte Roza Lati. Ish-banorja e “Big Brother VIP3” foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatori i njohur e ka ngacmuar Rozën, duke i bërë edhe pyetje pikante siç vetëm ai di. E pyetur nëse është në një lidhje dashurie, moderatorja u shpreh se ‘nuk ka koment për këtë pjesë’.

Ndërsa kur u pyet nëse kishte ndonjë banor që e ka tërhequr fizikisht, Roza u përgjigj ‘jo’, ndërsa listoi Meritonin si djalë me trup të bukur dhe Fationin simpatik.

“Dukej sikur s’kishte marrë dashuri nga burrat”/ Roza Lati për debatet me dy ish-banorët e BBV3: Trampolina e Meritonit…

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Roza ti po del me dikë momentalisht?

Roza: Në ç’kuptim zemër?

Ronaldo: Me një komshie për t’i kërkuar një gotë oriz

Roza: Një kështu suki-suki

Ronaldo: Po suki-suki pra

Roza: Nuk dua të flas, nuk kam koment për këtë pjesën. Le ta lë edhe unë një çik jetën time private, private, aq sa të mundem

Ronaldo: Aq pak sa të ka ngelur. Tani Roza dua të jesh shumë e sinqertë

Roza: Obobobo filloi Ronaldo, do më kafshojë

Ronaldo: Përtej pjesëve karakteriale, fizikisht kishte ndonjë mashkull që të tërhiqte në shtëpi? Me aq pak bukurosha që kishit

Roza: Që të më tërhiqte mua personalisht?

Ronaldo: Po

Roza: Asnjëri. Nga të gjithë ata aty Meritoni kishte trupin më të bukur dhe ia kam shprehur, Fationi simpatik, i mbajtur, i pastër si farmaci si unë. Por personalisht, unë me syrin tim joshësh, askush, çuditërisht

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita është duke e parë si shpërfaqje të dallimeve që…