Mision humanitar në QKUK, pritet të operohen fëmijë me probleme në zemër

03 qershor 2024 | 13:59

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur të hënën në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.

Prezentë ishin edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Elizabeth Gowing, dr. Ramush Bejiqi, drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, dr. Violeta Grajqevci, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza dhe dr. Shpejtim Shurdhiqi, u.d. drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ka falënderuar organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen, duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves është shprehur i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, ka folur dr. Ibrahim  Cansaran, i cili po ashtu, ka shprehur kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të  përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve.

Në përbërje të ekipi mjekësor ka mjek kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknik të anestezionit.  Misioni ka filluar të hënën dhe do të zgjasë 10 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse të gjitha bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, kanë…