Wolff: Hamiltoni mund ta fitojë titullin e tetë me Ferrarin

03 qershor 2024 | 17:00

Piloti britanik Lewis Hamilton do të garojë me Ferrarin vitin tjetër në Formula 1, duke e braktisur makinën Mercedes, me të cilën bëri historinë. Drejtori sportiv i Mercedesit, Toto Wolff, nuk është aspak xheloz për këtë lëvizje, madje ai beson se shtatë herë kampioni i botës mund të shpallet kampion me “kokëkuqen”.

“Nëse Ferrari mund t’i japë Lewisit një makinë konkurruese, ai mund të fitojë një kampionat botëror, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Madje ai mund ta mposhtë Leclercin, pasi ka më shumë përvojë, grintë dhe di si t’i menaxhojë momentet vendimtare të një sezoni”, u shpreh Toto Wolff.

“Unë gjithmonë do të kem një marrëdhënie personale me Lewisin dhe do të shikoj prapa në momentet e shkëlqyera, profesionale dhe personale. Kur Lewisi të transferohet te Ferrari, ai do të bëhet kundërshtar, por unë do t’i uroj gjithmonë ditë të lumtura. Fillimisht ai më tha se do të qëndronte, më pas vendosi të shkonte. Por njerëzit ndryshojnë mendje dhe, gjithashtu, rrethanat ndryshojnë. Opinionet duhet të respektohen dhe unë nuk kam asnjë inat ndaj tij, përkundrazi, i uroj më të mirën”, ka deklaruar Wolffi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann u lanë jashtë të hënën…