Nënë e bijë vdesin në Dragash, policia tregon se si erdhi deri tek aksidenti

03 qershor 2024 | 18:55

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, tek vendi i quajtur “Laku i keq”.

Viktimat janë një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë i moshës trevjeçare (nënë e bijë).

Lidhur me rastin në Info Magazine detaje ka dhënë ushtruesi i detyrës së komandantit të trafikut rajonal në Prizren, Arben Elshani.

Ai në Klan Kosova tregoi se si ka ndodhur aksidenti.

“Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi mjetit tërheqës ose kokës tërheqëse ka pasur një gjysmë-rimorkio edhe nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me rrezën e kthesës duke kaluar në pjesën e shiritit të kundërt, me të cilin lëvizte mjeti me targa civile, ku ishin shoferi dhe dy pasagjerët e tjerë”, tha Elshani në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar…