Ramadani i kërkon dorëheqjen Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

03 qershor 2024 | 21:16

Ish inspektori i AKI-së Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një reagimi në Facebook, Ramadani ka thënë se ‘raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare.

Kjo pasi theksoi se gati 4 vjet pasi Radoiçiqit i ishte bastisur banesa dhe rreth 7 muaj pasi ishte futur në Listë të Zezë, Kusari “dëgjohet me zë duke folur Radoiçiqin në telefon”, dhe duke i “raportuar” që sapo i përfundoi takimet në Kuvend.

Ramadani i ka kërkuar Kusari-Lilës që të japë dorëheqje dhe të rrëfehet për të gjitha detajet.

“…Madje, duke i “raportuar” që sapo i përfundoi takimet në Kuvend dhe, pasi që u lirua (nga obligimet) po shkon në shtëpi. Pra, në pak sekonda që dëgjohet telefonata, ajo më shumë ishte Raportim për axhendën ditore të Mimozës! Mimoza, dorëhiqu sot dhe rrëfeu për të gjitha detajet me saktësi”.

“Hapja rrugën Prokurorisë të bëjë punën pa presionin e pushtetit”, shkroi Ramadani.

Reagimi erdhi pasi Nacionale publikoi një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën janë pajtuar familjet Likaj nga Krajku dhe Qenaj…