Munishi, afër marrëveshjes me Dukagjinin       

04 qershor 2024 | 11:27

Skuadra e Dukagjinit pritet të bëhet me trajner të ri së shpejti. Burime të “Klankosova.tv” marrin vesh se Ismet Munishi do të jetë kryetrajner i Dukagjinit.

Munishi dhe klubi nga Klina janë marrë vesh për kontratën dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet së shpejti. Ndryshe, Dukagjini i ndau rrugët me trajnerin e deritanishëm Armend Dallku, pas një bashkëpunimi katërvjeçar.

Klinasit në sezonin e shkuar u pozicionuan në vendin e shtatë duke grumbulluar 45 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një nisje fantastike e kësaj mini-faze përgatitore. Kombëtarja e…