Me aktivitete të ndryshme po shënohet Ditën Botërore e Sportit dhe Ambientit në Kosovë

04 qershor 2024 | 11:48

Komiteti Olimpik i Kosovës po shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit duke shënuar aktivitete të ndryshme sportive në Prishtinë.  Kjo ditë po konsiderohet shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, por edhe për mesazhin për ta ruajtur një ambient të pastër.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale.

“Sporti ka një rol të jashtëzakonshëm në promovimin e shëndetit, edukimit dhe vlerave të mirëqenies sociale. Është një mjet i fuqishëm për të sjellë bashkë komunitetet, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Nga ana tjetër, mbrojtja e ambientit është një përgjegjësi që u përket të gjithëve që kërkon veprime të përbashkëta dhe të koordinuara”, tha Krasniqi.

Kurse, drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj theksoi se ambienti duhet të ruhet nga të gjithë.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinëës, Bardh Krasniqi, tha se do të mbështeten të gjitha aktivitetet sportive, por edhe ato për ruajtjen e ambientit.

Gjatë ditës së sotme, do të bëhet mbjellja e pemës olimpike 2024, aktivitet që organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjana Fetahu Gaba   MOS MA TRAZO DETIN   Mos…