Zyrtare: Munishi, trajner i Dukagjinit

04 qershor 2024 | 13:57

Ismet Munishi është emëruar trajner i ri i skuadrës së Dukagjinit nga Klina. Prezantimi i Munishit ka ardhur sot, derisa ai në këtë klub e zëvendëson Armend Dallkun, i cili është larguar kohë më parë.

“Sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi 🤝🏻”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Klinë ka braktisur fëmijët e saj. Rastin…