Presidenti i FFK-së takon ambasadoren e Kosovës në Norvegji

04 qershor 2024 | 16:08

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është mirëpritur nga ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci.

Ademi e ka falënderuar ambasadoren norvegjeze për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në promovimin e vlerave të vendit tonë në Norvegji.

“Gjatë këtij takimi vlerësuam rolin e bashkatdhetarëve tanë dhe përkrahjen që ata i japin vendit të origjinës në çdo sferë të jetës. Kontributi i tyre në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona është i jashtëzakonshëm. Në ndeshjen e nesërme presim që mbështetja e tyre për Dardanët të jetë maksimale”, ka shkruar presidenti Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi portugez Joao Felix është i qartë për të ardhmen…