Asllani: Fokusi ynë është në ndeshjen ndaj Italisë

04 qershor 2024 | 15:16

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani foli pas fitores 3-0 në miqësoren me Lihtenshtejnin. Mesfushori i Interit ka bërë me dije se i gjithë fokusi i kuqezinjve është në ndeshjen ndaj Italisë.

“Kjo është një përgatitje, janë ndeshje që të marrim benzinë në këmbë për ne që kemi luajtur më pak dhe kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi qarkulluar mirë dhe kemi bërë 3 gola. 3 golat janë bërë nga sulmuesit që të marrin edhe ata besim, kjo është një gjë shumë e mirë. Jemi një grup kompakt, sot erdhi edhe kapiteni ynë Xhimi. Jemi përgatitur mirë për Evropianin dhe të arrijmë sa më mirë në ndeshjen e parë. Presim tifozët tanë në çdo ndeshje, i falënderojmë dhe ata që ishin me ne. Do të jetë një ndeshje si kjo, të marrim akoma benzinë në këmbë dhe fokusi është tek Italia. Sigurisht që do të japim shpirtin dhe zemrën por ajo që do të dalë nuk i dihet, por ashtu siç thash çunat po përgatiten mirë të gjithë po përgatitemi mirë që të dalim sa më mirë në ndeshjen e parë”, ka deklaruar Asllani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar takimet e radhës…