Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll sërish nën hetime për korrupsion

04 qershor 2024 | 15:44

Gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë më 5 korrik përpara gjykatës së Madridit që ka marrë përsipër hetimet që po zhvillohen ndaj saj.

Në një njoftim të shkurtër prej tre faqesh, gjykata në fjalë sqaron se Begonia Gomet do të dëshmojë në lidhje me “krimet e dyshuara të korrupsionit në sektorin privat dhe ndikimin e padrejtë”.

“Manos limpias” fajëson Gomet për marrëdhëniet e saj me grupin spanjoll të turizmit Globalia, që zotëron kompaninë ajrore “Air Europa”, kur kjo e fundit ishte në bisedime me qeverinë për të siguruar ndihmën pas rënies së madhe të trafikut ajror të shkaktuar nga kriza shëndetësore.

Në atë kohë, gruaja e Sanchez drejtonte Qendrën IE Africa, e cila është e lidhur me shkollën e biznesit të Universitetit IE të Madridit, por la postin e saj në vitin 2022.

Sipas “El Confidencial”, Qendra IE Africa kishte “nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me Globalia në vitin 2020” dhe Begonia Gomet kishte marrë pjesë në një “takim privat me CEO të saj Javier Intaglio në një kohë kur Globalia po negocionte planin e saj të shpëtimit prej shumë milionë eurosh me qeverinë”.

Ky plan lejonte dhënien e 475 milionë eurove për “Air Europa” në nëntor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aksionin policor “Narcocelik-20”, i cili është kryer në Stamboll…