Mehmetaj: Qeveria bashkëpunon me Radojçiqin, Kusari-Lila përbën rrezik nacional

04 qershor 2024 | 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se biseda e dalë në publik midis Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, dhe Millan Radojçiqit, dëshmon se Qeveria e Kosovës bashkëpunon me këtë figurë kriminale

Pas bisedave që kanë dal në publik së fundmi në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lilës dhe kryekriminelit, Millan Radojçiq, e dëshmon se Qeveria e Kosovës bashkëpunon me të.

Të paktën kështu e sheh gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se Kusari-Lila përbën rrezik nacional.

“Siç shihet nga biseda bëhet e qartë se ka qenë një telefonatë e pritur. Prandaj është krejtësisht parëndësishme çka akne biseduar, e kohëzgjatja në këtë aspekt.. Gjithashtu dëshmohet tash se nuk bëhet fjalë për një bisedë edhe nga vetë Kusari-Lila… tash e kemi mesë të artë se Qeveria e Kosovës ka raporte dhe bashkëpunon me Millan Radojçiqin. Sa thellë ky raport ish dashtë me trajtu shteti i Kosovës.

Gjithashtu bëhet e qartë dhe vërtetohet se duke qendru në atë pozicion në të cilin është përbën rrezik nacional sidomos pas asaj që ka bërë Radojçiqin, edhe pas asaj bisede. Kështu po e shoh një farë tendence që u vërtetua që edhe këta paskan raporte – bile kjo edhe prej opozitës – me Radojçiqin, sikurse se secila parti. Jo, e pavërtetët ne kemi vetëm një dëshmi se politikanët akne raport të drejtpërdrejt me politikanët e Kosovës, bisedën Mimoza Kusari-lilës”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha…