Sonte Kosova zhvillon miqësoren ndaj Norvegjisë

05 qershor 2024 | 08:00

Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë nga ora 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Ky është testi i fundit për Dardanët para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Në seancën e fundit stërvitore si pasojë e shqetësimit muskulor, Altin Zeqiri e ka braktisur para kohe stërvitjen dhe sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për lojë.

Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje…