Foda: Natyrisht se luajmë për fitore

05 qershor 2024 | 08:12

Në konferencën për media para ndeshjes miqësore që Kosova e zhvillon sonte ndaj Norvegjisë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi se gjatë këtyre gjatë ditëve të grumbullimit kanë punuar mjaft mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të treguar paraqitje të mirë.

“Kemi pasur përgatitje të mira në Prishtinë gjatë ditëve të këtij grumbullimi. Të gjithë futbollistët janë mirë dhe të gatshëm. Kemi pasur disa gjëra të mira që mund t’i marrim me veta nga ndeshja kundër Armenisë dhe Hungarisë. Fatkeqësisht disa lojtarë janë të lënduar na mungojnë, si Rashica dhe Muslija, por kemi shfrytëzuar këtë kohë stërvitjet në Prishtinë që lojtarët t’i kuptojnë sa më mirë parimet tona të lojës. Duam të luajmë me top dhe sa më dinamikë. Duam të provojmë sërish me presing të lartë dhe ta fitojmë topin sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Foda.

Ai tutje ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që në këtë ndeshje të funksionojë si ekip, në mënyrë që të përballet me sukses kundër një ekipi që në radhët e veta ka futbollistë shumë cilësor si Haaland e Odegaard.

“Natyrisht se duam të fitojmë ndeshjen, por për mua është e rëndësishme se si luajmë dhe si do ta zbatojmë në lojë atë që kemi bërë në stërvitje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë…