Analizat që kushtojnë 50 euro në sektorin privat, prishtinasit do t’i bëjnë falas në QMF-në e Bregut të Diellit

05 qershor 2024 | 10:55

Analizat të cilat kanë kushtuar 50 euro për t’i bërë në sektorin privat, qytetarët e Prishtinës, tani do të mund t’i kryejnë falas në qendrën e mjekësisë familjare në Bregun e Diellit, në kryeqytet.

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka rritur numrin e analizave laboratorike që do të bëhen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se qytetarët për shërbimin e analizës laboratorike të diabetit dhe sëmundjes së gjëndrës tiroide nga e marta do të mund ta kryejnë edhe në QMF-në në Breg të Diellit, raporton EO.

“E kemi rrit numrin e analizave laboratorike që bëhen për kryeqytetasit, ne nga marsi i vitit të kaluar kemi filluar që hormonet për gjëndrën tiroide dhe Hemoglobin A1C (HbA1c) të bëhen çdo ditë. Është bërë njëherë në javë, kemi bo nga një ditë që janë mekanizma që bëhen për vërtetimin e sëmundjes së gjëndrës tiroide që është shumë e shpeshtë edhe për diabetin Hemoglobin A1C (HbA1c). Ndërsa nga sot në Prishtinë kemi filluar me bë këtë analizë edhe në “Bregun e Diellit”, ka thënë Sadiku për EO.

Sipas tij qytetarët në Prishtinë tashmë nuk do të shpenzojnë për të bërë këtë analizë, e cila në sektorin privat ka një çmim goxha të lartë për buxhetin e prishtinasve.

“Një e zvogëlon numrin e pacientëve që janë ngarkuar në QKMF-në dhe e dyta iu ofrojmë qytetarëve Qendrën më afër mos me ardh dikush prej Matiqanit, mos me ardh në QKMF, por tash me e bë në Breg Dielli dhe kjo sot që kemi bë analizat laboratorike unë jam shumë i lumtur sepse janë dy analizat që na mundësojnë me i përcjellë dy prej sëmundjeve kronike jo ngjitëse që janë më të shpeshta te qytetarët sëmundjen e gjëndrës tiroide dhe sëmundjen e diabetit, prandaj përmes këtyre analizave iu kemi dhënë mundësinë qytetarëve me i bë këto analiza që në sektorin priva kushtojnë 50 euro” ka thënë Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut është duke realizuar…