Policia realizon fushatën me moton “Mos rrezikoni fëmijët tuaj”

05 qershor 2024 | 10:55

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut është duke realizuar fushatën vetëdijesimi me moton “Mos rrezikoni fëmijët tuaj”.

Shoferi i cili gjatë drejtimit të mjetit mban të ulur në prehrin e tij në timon ndonjë person tjetër, do të gjobitet 400 euro, do të ketë masë mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej gjashtë muaj dhe pesë pikë negative.

“Me qëllim të parandalimit dhe rritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijesimi për drejtuesit e mjeteve, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët që drejtojnë mjetet me fëmijë të ulur në prehër. Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton ‘Mos rrezikoni fëmijët tuaj’. Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, përkatësisht Neni 189.10 dënohet për kundërvajtje shoferi i mjetit i cili gjatë drejtimit të mjetit mban të ulur në prehrin e tij në timon ndonjë person tjetër, me gjobë prej katërqind (400) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej gjashte (6) muaj, si dhe pesë (5) pikë negative”, ka njoftuar policia.

May be an image of 3 people, car and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shfaqja e një humoristi stand up mori një kthesë të…