Kurti tregon se kush duhet të votohet në zgjedhjet e BE-së (video)

05 qershor 2024 | 13:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video me pamje nga “Skenderbeu”, ka treguar se kush duhet të votohet në zgjedhjet evropiane që do të mbahen këtë të dilë.

Kurti, që ditë më parë është kritikuar nga ministri i tij, Liburn Aliu, për përzierje në zgjedhjet e Luginës. Por, Kurti edhe dje ka thënë se ai mban qëndrim edhe për zgjedhjet në ShBA e BE, se lëre më në Preshevë e Ulqin.

Për BE, Kurti ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian, e që kanë të drejt vote, të votojnë për Aleancën Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.

“Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet evropiane – mbase më të rëndësishmet që prej zgjedhjeve të para evropiane të vitit 1979. Mesazhi im për bashkatdhetarë e bashkëqytetarë, që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Nuhi Bytyçi, ka thënë se Hashim Thaçi dhe Jakup…