Osmani kërkon nga komunat kontribut më të madh për eleminimin e dhunës mbi baza gjinore

05 qershor 2024 | 15:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovës të japin kontribut më të madh për të eleminuar dhunën mbi baza gjinore.

Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave, ka thënë se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.

Presidentja Osmani, ka thënë se përkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë social.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka kritikuar qeverinë për mungesë bashkëpunimi, pasi ka thënë se kërkesat e tyre nuk janë duke u trajtuar nga ekzekutivi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar  se dy strukturat që…