Selmanaj për Dakajn që po mbahet në burg në Serbi: Është shumë e rëndë dhe e papranueshme mosangazhimi i institucioneve

05 qershor 2024 | 15:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar për ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar pesë muaj më parë dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd.

Selmanaj ka fajësuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për mosangazhimin e tyre për lirimin e tij.

“Është shumë e rëndë dhe e papranueshme se si institucionet tona shtetërore që nga presidentja, kryeministri, kryetari i kuvendit dhe ministrja e Drejtësisë, as nuk angazhohen dhe as nuk e flasin një fjalë të vetme për lirimin e Hasanit dhe të arrestuarve tjerë”, ka shkruar Selmanj në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot u bënë 5 muaj që ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj nga Korisha, Komuna e Prizrenit, po mbahet i arrestuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Beograd.

Fatkeqësisht Hasani, është harruar krejtësisht nga institucionet shtetërore të Kosovës, për të cilën u angazhua dhe luftojë për te.

Është shumë e rëndë dhe e papranueshme se si institucionet tona shtetërore që nga Presidentja, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Ministrja e Drejtësisë, as nuk angazhohen dhe as nuk e flasin një fjalë të vetme për lirimin e Hasanit dhe të arrestuarve tjerë.

Gjithashtu i papranueshëm fakti se kjo qeveri gjen kohë t’i realizoj 7 takime me Serbinë për çështjen e dinarit, dhe mos ta ngris asnjëherë të vetme çështjen e fatit të ish ushtarëve të lirisë.

Duhet ta ripërsërisë se Hasan Dakaj, nuk është arrestuar si një person fizik apo një qytetarë i thjeshtë i Kosovës, por si një ushtarë i ushtrisë më të lavdishme në historinë e kombit shqiptarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova përjetësisht u ka borxh luftëtarëve të lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e…