Ish-kryeministri britanik, Tony Blair vjen në Kosovë

05 qershor 2024 | 16:01

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vijë në Kosovë.

Kjo është bërë  me dije nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka njoftuar se nesër (e enjte) do të mbahet mbledhja e kryesisë.

Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z., Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Më 12 qershor në Ferizaj pritet të inaugurohet shtatorja e Tony Blair.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem…