Filloi miqësorja Norvegji – Kosovë

05 qershor 2024 | 19:00

Ka filluar ndeshja miqësore në mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Norvegjisë. Asnjëra nga këto dy ekipe përfaqësuese nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, derisa kjo ndeshje do të shërbej për Ligën e Kombeve. “Dardanët” janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Para ndeshjes Foda ka deklaruar: “Kemi pasur përgatitje të mira në Prishtinë gjatë ditëve të këtij grumbullimi. Të gjithë futbollistët janë mirë dhe të gatshëm. Kemi pasur disa gjëra të mira që mund t’i marrim me veta nga ndeshja kundër Armenisë dhe Hungarisë. Fatkeqësisht disa lojtarë janë të lënduar na mungojnë, si Rashica dhe Muslija, por kemi shfrytëzuar këtë kohë stërvitjet në Prishtinë që lojtarët t’i kuptojnë sa më mirë parimet tona të lojës. Duam të luajmë me top dhe sa më dinamikë. Duam të provojmë sërish me presing të lartë dhe ta fitojmë topin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ai tutje ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që në këtë ndeshje të funksionojë si ekip, në mënyrë që të përballet me sukses kundër një ekipi që në radhët e veta ka futbollistë shumë cilësor si Haaland e Odegaard.

“Natyrisht se duam të fitojmë ndeshjen, por për mua është e rëndësishme se si luajmë dhe si do ta zbatojmë në lojë atë që kemi bërë në stërvitje”, ka deklaruar Foda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjia do të jetë nikoqire e Kosovës për ndeshjen miqësore,…