“Finance Football” zbulon pagat e trajnerëve në Euro 2024, ky është pozicioni i Sylvinhos

05 qershor 2024 | 19:37

Teksa po i afrohemi kampionatit europian, “Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024. Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të prejë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.

Top-3 formohet nga Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

Trajnerët më të paguar në UEFA EURO 2024
1. Gareth Southgate ENGLAND €5.800.000
2. Julian Nagelsmann GERMANY €4.800.000
3. Roberto Martínez PORTUGAL €4.000.000
4. Didier Deschamps FRANCE €3.800.000
5. Louis van Gaal NETHERLANDS €3.000.000
6. Luciano Spaletti ITALY €3.000.000
7. Vicenzo Montella TURKEY €1.800.000
8. Murat Yakin SWITZERLAND €1.600.000
9. Ralf Rangnick AUSTRIA €1.500.000
10. Domenico Tedesco BELGIUM €1.500.000
11. Zlatko Dalié CROATIA €1.500.000
12. Dragan Stojkovic SERBIA €1.400.000
13. Luis de la Fuente SPAIN €1.250.000
14. Serhiy Rebrov UKRAINE €1.250.000
15. Kasper Hjulmand DENMARK €1.150.000
16. Sylvinho ALBANIA €750.000
17. Michal Probierz POLAND €560.000
18. Steve Clark SCOTLAND €550.000
19. Francesco Calzona SLOVAKIA €540.000
20. Marco Rossi HUNGARY €300.000
21. Matjaz Kek SLOVENIA €300.000
22. Ivan Hasek CZECH €250.000
23. Edward Iordănescu ROMANIA €240.000
24. Willy Sagnol GEORGIA €200.000

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi të përgatitur të shënjestrojmë trajnuesit ushtarak francezë në territorin…