Dëshmitari Bytyçi në Speciale: Veseli ndihmoi refugjatët dhe të lënduarit gjatë luftës

05 qershor 2024 | 19:41

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka pyetur dëshmitarin Nuhi Bytyçi se a ka qenë në dijeni se Kadri Veseli i ka ndihmuar refugjatët në Kosovë dhe po ashtu ka ndihmuar në trajtimin e personave të lënduar apo të plagosur.

”A keni qenë në dijeni ose në atë kohë, ose në kërkimet që keni bërë për dokumentet pasardhës që kanë të bëjnë me luftën a keni qenë në dijeni për rolin e Veselit në shoqërimin e refugjatëve dhe trajtimin e personave të lënduar dhe të plagosur?’’, pyet Emmerson.

Bytyçi u përgjigj duke thënë se: “Luftëtarët e tjerë të lirisë bashkë me mjekët e UÇK-së kanë ndihmuar popullatën civile sidomos të plagosurve në zonat e luftës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa po i afrohemi kampionatit europian, “Finance Futboll” ka bërë…